Është djegur mëngjesin e së dielës një lokal në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Lokali mësohet se është në pronësi të shtetasit Pjetër Prela dhe zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që lokali përfshihet nga flakët.

Pjetër Prela është personi që denoncoi skandalin e tokave te Rana e Hedhun dhe që solli arrestimin e përkohshëm të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj.

Top Channel