Mushkonjat nuk i kanë lënë të qetë këtë vit pushuesit në Plazhin e Vjetër dhe në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Plazhistët dhe vendasit thonë se askush nuk ka dezinfektuar zonën. Banorët janë detyruar të mbrohen me mjete rrethanore nga insektet, por kërkojnë që kjo situatë të marrë fund pasi po u largohen pushuesit.

Për shumë prej tyre të ardhurat që fitojnë gjatë verës u shërbejnë gjatë pjesës tjetër të vitit.

Top Channel