Macron fton Putin-in për bisedime përpara samitit të G7, ja kur do të mbahet takimi

28/07/2019 17:02

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për bisedime në 19 gusht, në një takim që do të zhvillohet pak ditë përpara se ai të mikpresë samitin e G7-tës.

Bisedimet pritet të zhvillohen në kështjellën Breganco, që gjendet në brigjet e Detit Mesdhe. Jo më kot e ka zgjedhur kreu i elizesë një vend të tillë; kështjella sipas tij ofron një ambjent që mundëson “të punohet në izolim, por edhe të priten liderë të huaj”, ashtu siç në të vërtetë do të bëjë pas pak javësh me shefin e kremlinit.

Sipas agjensisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, përgatitjet për vizitën e Putinit në Francë, kane nisur menjëherë. Samiti i krerëve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës do të zhvillohet nga data 24 deri në 26 gusht. Franca është ajo që mban aktualisht presidencën e G7-tës për 2019-tën.

Grupi quhej më parë G8, por Rusia u përjashtua prej tij pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë. Në një intervistë të dhënë në muajin qershor, Macron qe shprehur se kërkon ti japë një shtysë të re dialogut strategjik me Rusinë.Marrëdhëniet franko-ruse kanë qenë në krizë sidomos që prej episodit të krimesë në 2014-tën, megjithatë marrëdhënia mes dy vendeve mbetet e gjerë dhe kontaktet e nivelit të lartë, nuk janë ndërprerë asnjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA