Katër persona kanë mbetur të plagosur në Tiranë për shkak se automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit”.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët  D. F,  R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel