Orëndreqësit e fundit/ Profesionet që po zhduken për shkak të teknologjisë
27/07/2019 12:16
Zanatçinjtë e Shqipërisë po shkojnë drejt zhdukjes. Tashmë që çdo gjë po shkon drejt industrializimit, të paktën janë ata që ruajnë pasionet për punën e dorës me gjithë vështirësitë e saj.
Isak Xhaferri nga Librazhdi është 78 vjeç, ai është nga të paktët orëndreqës të mbetur. Pavarësisht moshës çdo ditë ai del në punë.
Me llampën e vogël mbi mekanizmat mikroskopike të orës, xhaxha Xhaferri duket i përkushtuar në ate zanat me të cilin mbajti familjen.
78 vjeçari tregon si e vodhi zanatin, pasioni për të dhe se si sot rinia nuk ka interes për profesionet.
Sot 78 vjeç, Osaku ndihet i lumtur që zanatin arriti t’a trashëgoje tek djali, me bindjen që një profesion, cilido qoftë ai të mban gjallë.
Top Channel