Kapitulli i 30 qershorit u mbyll me miratimin e tabelës përmbledhëse nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve , i cili vulosi edhe rezultatin me 4 votat e anëtarëve të mazhorancës.

Rezultati i votimeve nuk i shpëtoi as këtë herë kontestimit të kryetarit Klement Zguri.

“Do votoj kundër që kjo performancë të mos kthehet në standard për zgjedhjet në të ardhmen”, tha Zguri.

“Shqipëria zgjodhi mes Kushtetutës dhe pazareve politike”, tha Denar Biba.

811.727 pjesëmarrës në zgjedhje është shifra zyrtare që dha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pothuaj 1 muaj nga 30 qershori, një numër i cili lëviz me 0.1 përqind nga rezultati paraprak i dhënë në fillim të korrikut nga i njëjti institucion.

Shifrat zyrtare e zbresin me disa mije vota Partinë Socialiste në krahasim me 2017. Në total aleanca e Partisë Socialiste me disa parti të vogla mori 716621 vota që përkthehen në 1555 mandate për këshillat bashkiakë.

Risia e këtyre zgjedhjeve ishin numri i lartë i fletëve të pavlefshme në kutitë e votimit. . Referuar tabelës përfundimtare të KQZ rezulton se se rreth 44 mije fletë votimi janë shpallur të pavlefshme për kandidatët për kryetar bashkie ndërsa rreth 49 mije fletë votimi janë cilësuar nga komisionerët si të pavlefshme për kandidatët për anëtar të këshillave bashkiak. Fituesi i këtyre zgjedhjeve nuk ishte surprizë.

Partia Socialiste shpërbleu aleatët e saj në këshillat bashkiak. Bindja e Astrit Patozi edhe pse u fut në zgjedhje si alternativë e re nuk kaloi dot as partinë e Paskal Milos, duke u renditur i 4 në këto zgjedhje. Por, çudirat nuk munguan as në fund të procesit, ku partia konservatore Albania figuron me 0 vota ku edhe kryetari i saj, Kujtim Gjuzi mesa duket nuk ka votuar për këshilltarët e tij bashkiak.

Me certifikimin e rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këshillat bashkiak të 61 bashkitë do zhvillojnë mbledhjet e para, ku do të betohet edhe kryebashkikët e rinj, por procesi nuk duket i lehtë.

Opozita ka lajmëruar se nuk do të lëshojë baskitë e saj, ndërsa testi i parë u forcës ishte Devolli, ku opozitarët i vunë ndrynin Bashkisë, ndërsa këshilli i ri bashkiak e bëri konstituimin në zyrat e Prefekturës.

Top Channel