Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë. Në pranga ka rënë shtetasi  Erdion Shahaj, 47 vjeç. Shtetasi i lartpërmendur  është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë në dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet  burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15 korrik 2016, në Tiranë, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetases M. Ll. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Top Channel