Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë të Holandës arrestoi një prej pjesëtarëve të grupit kriminal “Bajri”. Po në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Holanda 39-vjeçarin nga Shkodra. Në pranga ka rënë shtetasi   B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur  në Shkodër.

Shtetasi B. B.,  ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. B., alias B. R., është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Holandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Top Channel