Wake Up/ Eri e Orli Shuka, rrëfejnë si u bënë pjesë e filmit “Gangs of London”

26/07/2019 13:27

Eri dhe Orli Shuka janë çift në jetë por edhe si aktorë të cilët prej shumë vitesh jetojnë në Londër, ku edhe kanë një karrierë të suksesshme në kinematografi.

Eri njihet në Shqipëri për rolin në filmin “Darka” të Suela Bakos, por ishte roli i dytë, ai në filmin “Hyena” nga Gerard Jonson që bëri bashkë në shesh xhirim Erin dhe Orlin.

Një nga sukseset e mëdha për të dy ata është edhe pjesëmarrja në serialin “Gangs of London”. Xhirimet e episodit të parë filluan në janar të këtij viti, duke e mbyllur sezonin e parë në korrik me 10 episode. Pas përfundimit të serialit më të famshëm në botë “Game of Thrones” është lëshuar teaseri i “Gangs of London”, i cili pritet të jetë një prej serialeve më të ndjekura.

Në këtë serial pjesë e kastit të aktorëve do të jenë edhe aktorë të “Peaky Blinders” dhe “Game of Thrones” po ashtu. Në këtë serial, Eri luan Mirlinden e cila është e martuar me Luan (Orli Shuka).

Bëhet fjalë për një çift që i ka mbijetuar luftës dhe lëvizin në Londër menjëherë pas luftës. Ata kanë dy fëmijë, dy vajza (sikurse edhe në jetën reale).

Top Channel