Veliaj nxjerr fotot e Teatrit të degraduar: Pse seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë peng akoma!

26/07/2019 13:39

Pas zhvillimeve më të fundit në Teatrin Kombëtar, ku artistë e punonjës të administratës së bashkive të djathta të mbështetur edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, hynë brenda sallës së shfaqjeve, vjen një tjetër reagim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar hyrjen me forcë të Bashës dhe drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Kamzës brenda ambienteve të teatrit, duke theksuar se këtë gjë po e bëjnë nga halli.

Veliaj thotë se për Tiranën e së ardhmes, projektet në kryeqytet duhet të vijojnë, dhe se Pazari i ri, Parku i Liqenit, Shkolla “Kosova”, Bulevardi i Ri janë një garanci për këtë.

“Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s’kanë shkelur kurrë më parë – kërcejnë nga belaja. ?? Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë ? e të mos kenë të njëjtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Sakaq, përmes disa fotove të publikuara në Facebook, Veliaj tregon gjendjen e degraduar në të cilën ndodhet godina e Teatrit Kombëtar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel