Kryeministri Edi Rama vazhdon të bëjë reagime të tjera për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Kësaj radhe Rama ka postuar një video të Jusuf Vrioni, për të cilin thotë:”Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar”.

Postimi i Ramës

Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni?

Top Channel