Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar deklaratën e presidentit Meta, i cili paraditen e sotme bëri thirrje që OSBE të bëhet arbitër për t’i dhënë zgjidhje krizës.

Sipas Spiropalit, letra që Meta i ka dërguar OSBE-së, tregon se ai nuk është mbi palët, por thjesht udhëheqësi i njërës palë

“Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes palëve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes palëve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat:Export-Import Kafeje Qamili shpk”, shkruan Spiropali.

  Meta letër për OSBE/ Presidenti: Ejani negocioni krizën politike

Top Channel