Federata ndërkombëtare e futbollit zbuloi datat e botërorit të Klubeve që zhvillohet këtë dimër në Katar, dhe që përball më të fortët e të gjithë kontinenteve për trofeun e lakmuar.

Kampionët e Europës që janë automatikisht favoritë, Liverpul do të udhëtojë në Lindjen e Mesme para krishtlindjeve për të luajtur në gjysmëfinalen e 18 Dhjetorit përballë një rivali që mbetet ende për tu zbuluar.

Por ashtu si në çdo edicion, dilema më e madhe është nëse kontinenti i vjetër do triumfojë ndaj latinëve. Ndeshja e vetme e konfirmuar deri më tani është ajo e 11 Dhjetorit në hapje mes Al Sadd dhe Hinxhien Sports.

Liverpul përballet me një kalendar të ngjeshur që do të cënojë fushatën e rëndësishme për kampionatin anglez. Përballja e Reds kundër Uest hem e programuar në 21 Dhjetor do të shtyhet dhe po kështu edhe ndeshja e Kupës.

Pas hapjes, dy ndeshje të tjera do të impenjojnë kampionët e Afrikës dhe Azisë që hyjnë në turne ndërsa përfaqësuesi nga Amerika e jugut dhe Liverpul do të impenjohen në gjysmëfinale. Finalja e madhe luhet në 21 Dhjetor në katar.

Top Channel