Policia e Durrësit ka arrestuar një të dënuar për vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi I.H.,46 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës. I.H., i cili gjatë një sherri ka goditur me thikë një person tjetër në 2017-ën.

Si pasojë e plagëve të marra, A.Ll., ka humbur jetën.

Për këtë arsye, Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA