Kremtimet e Bayonne, një prej festave më të mëdha në Europë, u çelën me këshilla për kujdes nga vapa përvëluese që ka pushtuar vendin dje pjesë të tjera të Europës.

Deri të dielën, 800 mijë deri në një milionë vetë pritet të vishen në ngjyrat e kësaj feste gjigante, të bardhe e të kuqe, ndërsa zhyten në lloj lloj eventesh sportive e kulturore, koncerte, parade e konkurrime gastronomike.

Por temperaturat e larta mbeten një shqetësime për organizatorët; edhe më rënien e mbrëmjes të mërkurën, kur u dorëzuan simbolikisht çelësat e qytetit, për çeljen e 5 ditë kremtimesh, termometri shënonte 30 gradë Celsius.

Por temperaturat e larta mbeten një shqetësime për organizatorët; edhe më rënien e mbrëmjes të mërkurën, kur u dorëzuan simbolikisht çelësat e qytetit, për çeljen e 5 ditë kremtimesh, termometri shënonte 30 gradë Celsius.

Situata të ngjashme po përjetojnë dhe pjesë të tjera të kontinentit të vjetër. Në Belgjikë, një ditë më parë u shënua një rekord i ri i temperaturave, teksa llogaritë me një valë përvëluese po i bën e gjithë Europa perëndimore.

Në Francë pesë vdekje mund të jenë të lidhura me të nxehtin; të mërkurën në Paris u regjistrua temperatura më e lartë që prej vitit 1947 me 40.4, gradë Celsius.

Rekorde të reja janë shënuar në Holandë, në alarm të kuq është edhe Luksemburgu, ku temperaturat pritet të shkojnë në 42 gradë, ndërsa një vapë përvëluese po mundon edhe Republikën Çeke, Sllovakinë, Austrinë, Poloninë e Gjermanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA