Për akuzat që i janë bërë Mateo Salvinit për financime ruse ka folur në senatin italian kryeministri Giuseppe Conte. Ai morri përsipër të flasë në vend të Salvinit pasi ky i fundit nuk pranoi të fliste edhe pse i ishte kërkuar nga lëvizja pesë yjet.
Salvini kishte thënë se do të ishte i gatshëm të diskutonte çështjen gjatë seancës së rregullt të pyetjeve. Por herët në mëngjes të mërkurën, ishte e paqartë nëse Salvini do të ishte edhe i pranishëm.
Salvini ka mohuar se partia e tij ka marrë para nga Rusia, pas raporteve më parë këtë muaj se një nga ndihmësit e tij dyshohet se u përpoq të bënte një marrëveshje në një hotel në Moskë që do ti siguronte fonde ruse për fushatën e Lidhjes së Veriut para zgjedhjeve europiane në muajin maj.
Megjithë lajmet për skandalin e parave ruse, mbështetja ndaj Lidhjes së Veriut nuk ka rënë. Ajo ka shkuar në 37.8 përqind. Salvini prej 2013 ka shfaqur admirimin për presidentin rus Vladimir Putin.
Diskutimi ndodh në një situatë paqartësie për qeverinë italiane e formuar nga dy formacione politike populiste të së majtës dhe të djathtës.
Top Channel