Godina ku ndodhi shpërthimi

Pikërisht në këtë godinë mesditën e kësaj të enjte tre punonjës të një firme ndërtimi janë plagosur rëndë për shkak të rënies në kontakt me energjinë elektrike. Një prej të plagosurve ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Universitare ‘Nënë Tereza’.

Burime nga spitali i Traumës konfirmuan për ‘Top Channel’ se një prej të plagosurve, Gjergji Suli ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë  dy të plagosurit e tjerë Fari Çollaku, 50  vjeç dhe Andi Bojni, 22 vjeç, ndodhen në Qendrën Universitare Spitalore ‘Nënë Tereza’ në repartin e djegies plastike ku janë duke ju nënshtruar trajtimit mjekësor. Ky spital bën të ditur se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve është rëndë për shkak të djegies së një sipërfaqe të madhe të trupit.

Në një reagim për mediat, OSHEE sqaron se shkak i incidentit në linjën e tensionit të lartë  ka ndodhur për shkak se dy nga punonjësit që ndodheshin në objekt kanë shkaktuar qark te shkurter ne llinjen e tensionit te larte 110 Kilovat të OST-së e çka ka shkaktuar edhe masën prej të cilës u stakua për disa minuta nënstacioni i Kasharit.

Edhe OST ka reaguar duke thënë se linja u dëmtua nga dy punëtorë të një firme private që kryenin punime pranë një objekti privat. OST ka kërkuar që të bëhen hetime se përse punëtorët e një kompanie private kanë ndërhyrë në linjen e tesionit të lartë duke shkaktuar edhe defektin me pasoja fatale për jetën e një prej tyre. Nga incidenti pa energji elektrike mbetur për rreth 15 minuta  edhe disa zona në kryeqyteti, më së shumti biznese përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, zonës së Kamzës, Vorës dhe Mëzez.

Top Channel