Ish-kryeministri i Kinës Li Peng ishte një ndër përgjegjësit kryesorë të masakrës së Tiananmenit. Politikani i diskutueshëm në historinë e re kineze u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare.

Një ngajrje do të mbetet përgjithmonë e lidhur me emrin e ish-kryeministrit të Kinës Li Peng: Mposhtja e përgjakshme e lëvizjes për demokraci në sheshin e paqes qiellore në qershor 1989. Hardliner-i Li është ndër përgjegjësit kryesorë të masakrës së Tiananmen-it, ku sipas vlerësimeve konservatore u vranë qindra vetë.

“Ai në mënyrë masive ushtroi presion ndaj veteranëve të partisë dhe Deng Xiaoping (udhëheqësit faktik të vendit), kundër protestës duke bërë që ata ta perceptonin këtë lëvizje si rrezik”, thotë sinologia Sarah Kirchberger. Në “Gazetën e Popullit”, altoparlanti i partisë, Li theksonte, se duhen marrë masa për të ndalur trazirat. Një ditë më pas ai shpalli ligjin e luftës për Pekinin, gjë që mundësoi mposhtjen me dhunë të studentëve. “Li Peng ndonëse ka luajtur një rol vendimtar në ‘Incidentin e Tiananmen-it’, përgjegjësinë kryesore e mbante Deng Xiaoping”, thotë historiani kinez Zhang Lifan.

Djali i adoptuar i Zhou Enlai

Jeta e Li Peng qysh në fillim u karakterizua fort prej partisë komuniste. Ai u lind më 20 tetor 1928 në Shanghai si biri i një shkrimtari dhe ish-anëtari të Partisë Komuniste të Kinës. Në moshën tre vjeç ai u adoptua prej kryeministrit të mëvonshëm që aasokohe ishte ministër i Jashtëm Zhou Enlai, pasi babai i tij biologjik u ekzekutua prej Kuomintangut nacionalist.

Si shumë kuadro të tjerë të partisë nga brezi i tij ai mori një arsimim teknik. Më 1945, kur ishte 17 vjeç ai u antarësua në Partinë Komuniste të Kinës. Dy vjet më vonë ai shkoi për studime në Moskë. Atje u specializua për ndëertimin e hidrocentraleve. Pas kthimit nëe Kinë në mesin e viteve 50-të ai drejtoi projekte të ndryshme të mëdha në sektorin e energjetikës. Me gjasë prej rolit të tij drejtues në sektorine rëndësishëm të energjetikës, por edhe presj pozicionit të babait që e kish adoptuar Zhou Enlai, ai i mbijetoi revolucionit kulturor pa u cënuar.

Kryeministër për ekonomi konservatore

Ngjitja e Deng Xiaopings pas vdekjes së Maos i dha hov edhe karrierës politike të Li. Në vitet 1979 dhe 1983 ai mbulonte poste të rëndësishme politike, ndër to edhe atë të ministrit të Energjetikës. Më 1987 ai u bë anëtar i komisionit të përhershëm të Byrosë Politike, qarku më i ngushtë i pushtetit në Kinë. Vetëm një vit më pas Deng Xiaoping e emëroi atë kryeministër – në atë kohë kohë një hap surprizues.

Sepse Li dukej se nuk i mbështeste idetë e Deng-ut për ekonominë e tregut, ai ishte për më shumë shtet dhe më pak treg. Por “udhëtimi i famshëm në Jug” i Deng Xiaoping-ut në vitin 1990 dha në mënyrë vendimtare sinjalin për zhvillimin e Kinës drejt kapitalizmit turbo me tipare kineze: Kësisoj planet e Li Peng-ut për më shumë kontroll shtetëror nuk kishin më vlerë.

Projekti i tij më i madh dhe mjaft i diskutueshëm ishte Diga e tre kanioneve në lumin Jangtse, që ai e konsideronte si veprën e jetës së tij. Për këtë projekt gjigand u zhvendosën me miliona njerëz. Kritikët edhe sot kritikojnë problemet e mjedisit dhe të sigurisë në këtë digë. Megjithatë ajo u ndërtua dhe mbështetësit e saj e konjsiderojnë atë si hapin më të rëndësishëm të për zhvillimin ekonomik të Kinës dhe furnizimin me energji në vend.

“Kapitalisti i kuq”

Pas mandatit si kryeministër Li Peng u bë kryetar i Kongresit Kombëtar Popullor dhe më 2002 u tërhoq nga politika. Megjithatë influenca e tij vazhdonte të ishte e madhe. Pjesë të mëdha të sektorit të energjetikës në Kinë kontrollohen prej antarëve të familjes së tij. Ekspertja e Kinës Kirchberger sheh në këtë fakt një mjet për ruajtjen epushtetit, por në radhë të parë për pasurimin e klanit familjar. Edhe në kontekstin e akuzave për korrupsion ka qenë në fokus të medias familja e Li-së me firmat Offshore të vajzës së tij Li Xiaolin.

Li Peng u nda nga jeta më 22 korrik 2019 në moshën 91 vjeç. “Kasapi i Tiananmen”, sikurse e quajnë atë kritikët e regjimit, edhe pas vdekjes mbetet i diskutueshëm. Megjithatë në kohën që ai ishte në pushtet pati një zhvillim të vrullshëm ekonomia kineze. Ky sukses ekonomik dhe kalimi i rregulluar nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut nga një pjesë e madhe e partis ëkonsiderohen si merita të tij. /DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA