Mungesa e Ligjit për Qeverinë dhe zbrazëtia kushtetuese e kanë bërë të paqartë në Kosovë rolin e kryeministrit, pas dhënies së dorëheqjes së parevokueshme e deri në ardhjen e Qeverisë së re.

Neni 95 pika 5, thotë se nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tregon se ekziston një zakon kushtetues nga praktikat e mëhershme prej dorëheqjes së parë të vetë Haradinajt dhe pas tij ish-kryeministrit, Bajram Kosumi.

Shoqëria civile vlerëson se pas dorëheqjes, kryeministri së bashku me ministrat nuk do të duhej të paraqiteshin më në vendet e tyre të punës.

Gjatë së hënës të 22 korrikut, Haradinaj u dërgoi shkresat zyrtare presidentit, kryetarit të kuvendit e liderëve të subjekteve politike, në të cilat tregohej për vendimin e dorëheqjes së parevokueshme nga funksioni, megjithëkëtë duke thënë se deri në zgjedhjen Qeverisë së re do të vazhdojë kryerjen e detyrave si kryeministër.

E këtë do ta bëjë edhe gjatë së premtes, pasi ka thirrur mbledhjen e Qeverisë në ora 14, në të cilën pritet të merren edhe vendime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA