“Arena Kombëtare” ishte emri që e shoqëroi stadiumin e ri në kryeqytet vetëm gjatë fazës së ndërtimit të tij, sepse shumë shpejt ky stadium do të ketë një emër të ri, emrin e një sponsori.

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në ankand dhe ka shpallur kriteret për sponsorët që dëshirojnë t’i vënë stadiumit emrin e tyre.Ankandi fillon me shifrën dysheme prej 600 mijë eurosh dhe emri i stadiumit do të shitet për një afat kohor prej 5 vjetësh.

I ftuar në “Wake Up”, Bardhyl Minxhozi, Drejtori i Stadiumit tha se ky është një vendim që nuk lidhet me të kaluarën por me të ardhmen e sportit, pasi kërkohen investime të vazhdueshme.

Top Channel