Kjo e mërkurë ka nisur me tensione para Teatrit Kombëtar.

Forca të shumta policie kanë shkuar në mbështetje të punonjësve të teatrit për të larguar material nga godina e cila do shembet, gjw e cila nuk është lejuar nga qytetarë, artisë dhe mbështetës së aleancës për mbrojtjen e teatrit, të cilët u përplasën me forcat e rendit.

Regjisori Robert Budina hodhi akuza ndaj uniformave blu se kanë dhunuar dhe e kanë tërhequr zvarrë.

Në mbështetje të protestuesve shkoi edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili u shpreh se projekti për ndërtimin e teatrit të ri, ishte korruptiv.
Pas më shumë se një orë përplasje, protestuesit dhe mbështetësit e Aleancës për mbrojtjen e teatrit kanë mundur të hynë në ambientet e brendshme të teatrit kombëtarë.

Edhe pse në godinë u ndërpre energjia elektrike, artistët dhe mbeshtetësit e Aleancës për mbrojten e teatrit, shprehen se do tw vijojnë të qëndrojnë në të.
Tensionet nuk munguan edhe gjatë kohes që artistët ndodheshin brenda godinës, ku policia u kërkoi të lironin godinën.
Brenda në sallën e Teatrit kombëtarë të pranishëm ishin edhe ish- deputetë të PD dhe LSI.

Top Channel