Meta në ‘Kushtetuese’ kundër ligjit për teatrin: Drejtësia do të veprojë ndaj ‘rilindasve kombëtar dhe ndërkombëtar’

24/07/2019 12:18

Temperaturat e larta të korrikut nuk e penguan presidentin Ilir Meta ta përshkonte në këmbë rrugën nga Presidenca në drejtim të Gjykatës së zbrazët Kushtetuese nga vettingu.

Sot në ditën kur Ilir Meta mbush plot dy vite në Krye të Shtetit, ai ndërmerr një veprim të paprecedentë, duke u bërë Presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që shkon vetë në këtë Gjykatë e ankimon si antikushtetuese ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

I shoqëruar nga tre këshilltarët e tij pas 10 minuta qëndrim në këtë Gjykatë toni Presidentit e humbi qetësinë dhe dashurinë, por shkoi në nivel kërcënues.

“Kam ardhur sot këtu për të garantuar që Republika e Shqipërisë do të jetë një vend i sundimit të ligjit dhe i sundimit të popullit. Boll me sundimin e oligarkëve. Dua të siguroj të gjithë se është e domosdoshme që ndërpritet ekzekutimi i këtij akti kriminal që filloi sot në mëngjes. Dua t’i siguroj të gjithë se do të veprojë drejtësia shqiptare, dhe drejtësia ndërkombëtare ndaj rilindasve lokalë”, u shpreh Presidenti Meta.

Përpjekjet për shembjen e teatrit presidenti i vlerësoi si kriminale dhe dhunim kushtetues.

“Ligji për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është një simbol një kryevepër që si asnjë herë më parë kryhet në harmoni të plotë një krim Kushtetues vetëm në interesa të asaj që mund ta quajmë me të drejtë jo: “Rule of Law”, por “Rule of Oligarcs””, u shpreh Meta.

E ndërsa vetingu zbrazi Gjykatën Kushtetuese presidenti koston e mosfunksionimit të saj ia faturoi përsëri kryeministrit Rama.

“Reforma e votuar me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë nuk e linte Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese. Pa Gjykatë Kushtetuese e la Ramaforma. Ishte ‘Ramaforma’ që shkatërroi KED në 2017-ën dhe KED-ën në vitin 2018. Përpiqet me gjitha format e veta për të kapur këtë institucion”, tha ai.

Dhe në fund presidenti zgjodhi të dërgoi përbetimin e radhës.

“Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president i Shqipërisë, për t’i vënë përpara drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtare rilindasit lokalë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë goditur në mënyrë skandaloze reformën madhore që bëmë para 3 vitesh për t’i dhënë drejtësi shqiptarëve në mënyrë që t’i japin totalisht drejtësinë ndërkombëtarëve”, tha Presidenti.

Por kryeministri Edi Rama mendon se Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.

“Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar” thekson kryeministri, “ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse” ngulmon kreu qeverisë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj e shikon kundërshtinë e ndërtimit të teatrit të ri në vazhdën e kundërshtive të mëparshme kundra lodrave të Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Kalasë, kundër Zgjedhjeve e sot kundër Teatrit te ri.

“Është përpjekje për të instaluar me dhunë rule of oligarchs”, tha Meta, duke e vlerësuar aktin e tij si të një rëndësie të madhe.

Ligjin për teatrin Meta e konsideroi “akt kriminal, në shkelje totale të kushtetutës dhe në kundërshtim të plotë edhe me interesat kombëtare të vendit, pasi ligji për shkatërrimin e teatrit është një kryevepër sepse si asnjëherë më parë kryhet një krim kushtetues, kombëtar dhe kulturor.”

Meta foli edhe për një drejtësi kombëtare dhe ndërkombëtare kundër atyre që i quajti ‘rilindas kombëtar dhe ndërkombëtar’.

“Dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantuar se Republika e Shqipërisë do të jetë një vendi  sundimit të ligjit dhe popullit, boll më me sundimin e oligarkëve. Është e dosmodoshme të ndërpritet akti kriminal që nisi sot në mëngjes dhe më solli mua këtu. Dua t’i siguroj se do të veprojë drejtësia kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj rilindasve kombëtar dhe ndërkombëtarë”, tha presidenti.

“Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president për t’i vendosur përballë drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare rilindasit lokal dhe ndërkombëtarë”, shtoi Meta.

Meta iu rikthye sërish akuzave për kryeministrin Edi Rama sa i përket reformës në drejtësi.

“Për faktin që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese nuk e ka fajin reforma. Pa Gjykatë Kushtetuese na la ‘ramaforma’ dhe është ‘ramaforma’ që shkatoi KED dhe që po përpiqet me të gjitha format e veta për të kapur këtë institucion”, tha presidenti.

Top Channel