Blutë e Elbasanit kanë finalizuar operacionin e koduar “Invest”, duke vendosur sekuestro preventive mbi rreth 700 mijë euro pasuri të një 33-vjeçari që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal
Pasuritë janë përkatësisht:
-1 apartament me sipërfaqe 350 m2
-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.
-1 ndërtesë 200 m2
-1 automjet
Njoftimi
Finalizohet operacioni “Invest”, për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal
Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme në pronësi të 33-vjeçarit, që arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë kësaj Prokurorie, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites së sotme u finalizua operacioni policor i koduar ” Invest”, për vendosjen e sekuestrove preventive ndaj pasurisë së 33-vjeçarit M. K.,
Në kuadër të operacionit u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:
-1 apartament me sipërfaqe 350 m2
-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.
-1 ndërtesë 200 m2
-1 automjet
Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove.
Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi.
Policia e Shtetit është e vendosur për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare, që rrjedh nga aktivitet kriminal.
Top Channel