Vjedhin kasafortën e marketit dhe arratisen me “Range Rover”-in e 55 vjeçarit, policia në kërkim të autorëve

23/07/2019 16:21
Foto ilustruese

Një grup personash ende të paidentifikuar nga policia kanë vjedhur në orët e para të mëngjesit, në Gjirin e Lalëzit, kasafortën e një marketi. Brenda kasafortës ndodhej një shumë parash, e cila nuk është përcaktuar ende.

Ndërkohë, pasi kanë kryer grabitjen në market, autorët kanë grabitur edhe një automjet të tipit “Range Rover”, që ishte parkuar aty pranë, për t’u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Mjeti është në pronësi të një 55 vjeçari.

Policia njofton se vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Top Channel