Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila është njëherazi edhe zëdhënëse e qeverisë, ishte e ftuar sot në emisionin ‘Top Talk’ ku foli për disa nga çështjet dhe zhvillimet kryesore politike.
Përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, Spiropali zbuloi se qeveria është e gatshme t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit opozitës, por jo sipas rregullave te Lulzim Bashës.
“Opozita apo Lulzim Basha mund të dojë edhe një sistem që pakicën e tij në elektorat ta kthejë në shumicë, por një sistem i tillë nuk ekziston. Ne mund të japim garanci vetëm për rregullat e lojës, pjesën tjetër duhet ta bëjë Lulzim Basha. Pra duhet të jetë lider, duhet të ketë një ekip, duhet të ketë një alternativë, duhet të ketë një vizion, duhet të ndalë baltën mbi qeverinë dhe mbi Shqipërinë. Është i pabesueshëm dhe kjo është arsyeja se përse ai i trembet zgjedhjeve, kjo është arsyeja se përsë i trembet drejtësisë, kjo është arsyeja se përse i trembet integrimit dhe ne jemi të gatshëm t’i shtrimë dorën e bashkëpunimit për Shqipërinë, për rregullat e lojës, për sistemin ama nuk e vendos Lulzim Basha se kush është kryeministër në këtë vend. Nuk i ndërpret dot ai mandatet qeveritare. Ne besojmë vetëm tek vota dhe asaj i përulemi”, deklaroi Spiropali.
Top Channel