“Lufta” bëhet midis Boris Johnson ose Jeremy Hunt. Kush do të jetë udhëheqësi i ri konservator dhe pasuesi i Theresa May?
Rezultati i votimit të rreth 160,000 anëtarëve të Tory do të zbulohet pak para mesditës.
Fituesi zyrtarisht do të bëhet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën.
Z. Johnson, ish-kryebashkiaku i Londrës, shihet si favorit i qartë, edhe pse një numër i figurave të larta kanë thënë se nuk do të shërbejnë për të.
Ministrja e Arsimit, Anne Milton shkroi dorëheqjen e saj vetëm gjysmë ore pak para se rezultati të ishte zbuluar.
Duke shpjeguar vendimin e saj, ajo tha: “Unë besoj fuqishëm që Parlamenti duhet të vazhdojë të luajë një rol qendror në miratimin e një marrëveshje dhe se duhet të largohemi nga BE në një mënyrë të përgjegjshme”.
Ndërkohë Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet nga BE me ose pa marrëveshje deri më 31 tetor.
Top Channel