Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit M.G. dhe T. G., kishin kultivuar ne vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshatit Mënik, 60 bime të dyshuara Canabis Sattiva

Njoftim

Policia vë në pranga 39-vjecarin, i shpallur në kërkim gjatë operacionit antikanabis “Lugina 2”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 falë një pune të mirëorganizuar vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

E. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit M.G. dhe T. G., kishin kultivuar ne vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshatit Mënik, 60 bime të dyshuara Canabis Sattiva. Gjatë operacionit antikanabis “Lugina 2, të zhvilluar më 12 korrik 2019, shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasit M.G dhe T.G, ndërsa shtetasi E.G mundi të largohej.

Materialet në ngarkim të tij iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel