Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare e Vlorës kanë shpëtuar gjatë natës dy persona të cilët ishin duke lundruar me një gomone në det. Operacioni i shpëtimit ka ndodhur pasi personat që ndodheshin në gomonen “Stuhia 1375” kanë lëshuar alarmin SOS.

Sipas të dhënave që disponon Top Channel, mjeti i lundrimit ka pësuar defekt në motor dhe sistemin e drejtimit, duke vënë kështu në rrezik jetën e personave që ndodheshin në të. Thirrja për ndihmë është lesuar në orën 22:00 të mbrëmjes.

Ndërkohë, policia po heton dokumentacionin e gomones.

Top Channel