Vlorë/ Policia shkon të shoqërojë 36-vjeçarin, shokët e tij sulmojnë efektivët
22/07/2019 11:50
Polica e Vlorës mbrëmjen e djeshme ka shkuar për të shoqëruar 36-vjeçarin Armando Dredha pasi kishin informacione se ishte person me probleme.
Në momentin e ndërhyrjes për shoqërimin e 36 vjeçarit, në zonën e Skelës në një lokal, tre të rinj të tjerë që shoqëronin Drdhën kanë ndërhyrë për mos lejimin e shokut të tyre që të shoqërohej nga policia.
Duke u konfliktuar me dy punonjësit e policisë, të cilët janë goditur më grushta dhe me shkelma, dy punonjësit kanë kërkuar ndihmë nga forcat e tjera të policisë ,që më pas kanë shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë Vlorë katër të rinjtë.
Ndërkohë që dëmtime kanë mare në fytyrë dhe trup policët, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin e Vlorës .
Top Channel