Ambasada amerikane publikon videon: Si reforma në drejtësi do sigurojë që çdokush të jetë i barabartë para ligjit

22/07/2019 10:18

Ambasada amerikane ka publikuar një video në “Facebook”, ku kujton se janë mbushur 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi.

Me anë të pamjeve, ambasada e SHBA shprehet se reforma në drejtësi do të bëjë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

| Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit

Top Channel