Në Zhulat rreth 40 familje kanë marrë certifikatat e pronësisë mbi tokën pas një procesi që ka zgjatur me dekada. Të tri zonat kadastrale, të ngelura jashtë hartës së certifikimit; Fushbardha, Taronina dhe Zhulati janë duke e mbyllur procesin.

Më parë gjatë një konference për shtyp në Gjirokastër kreu i Drejtorisë Kombëtare të Kadastrës, Artan Lame tha se procesi i dixhitalizimit kadastral do të japë siguri të plotë në të ardhmen.

“Situata hartografike në vend është katastrofike, punonjësit përdorin harta të copëtuara për verifikimin e pronave. Pikërisht kjo situatë ka çuar në regjistrimin me gabime për 80% të pronave të regjistruara. Rifreskimi i hartografisë që është i nevojshëm duhet tashmë të bëhet me sa më pak kosto për qytetarët”, tha kreu i  Drejtorisë Kombëtare të Kadastrës.

Lame foli gjithashtu për procesin e ndërlikuar të pajisjes me certifikata pronësie në zonën historike të Gjirokastrës.

Veçojmë  dy situata; atë të shtëpive qindravjeçare që zotërojnë ende dokumentacion të kohës së sulltan Hamimit, i fundit i perandorisë osmane dhe ndërtimeve të paligjshme në zonën historike. Megjithatë,procesi do të jetë selektiv dhe se nuk do të legalizohen objekte që prishin imazhin e qytetit”, paralajmëroi ai.

Në rang vendi procesi i regjistrimit të pasurive toka dhe banesa është në nivelin 50% duke vështirësuar transaksionet, shitblerjen, kredimarrjen, përdorimin si kolateral dhe qarkullimin e pronave në treg.

Top Channel