Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që t’i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Thirrja e LDK-së, drejtuar presidentit Hashim Thaçi pasoi mbledhjen e kryesisë së kësaj partie e thirrur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.
“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t’i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve”, tha kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.
Pas dorëheqjes së Haradinajt, Mustafa tha se ”LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten.
Haradinaj tha se ka dhënë dorëheqje pasi që ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit./REL
Top Channel