Periudha e nxehtë e verës dhe sidomos ajo e plazhit nuk vjen pa problematika për shëndetin e fëmijëve.

Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, konsumi i ushqimeve jashtë, shpesh herë bëhen shkak për problematika të tilla si dehidratim i të vegjëlve apo diarre e të vjella.

Mjekët këshillojnë kujdesin me higjienën e sidomos më ushqimin.

“Në periudhën e verës problematikë shumë e rëndësishme është diarreja dhe të vjellat. Prandaj ne i porosisim gjithnjë prindërit të kenë kujdes me higjienën, me përgatitjen e ushqimeve me ruajtjen e ushqimeve në temperatura ideale”, shprehet pediatrja Irena Palloshi.

Luhatja e temperaturave ditët e fundit ka sjellë edhe raste të fëmijëve me bronkopneumoni, sidomos tek moshat më të mëdha 6-12 vjeç.

Probleme gjithashtu mbeten virozat ngjitëse për të cilët mjekët këshillojnë të mos ekspozojnë fëmijët e sëmurë me fëmijë të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA