Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme NË Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J.,  dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit  që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S. Materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Top Channel