Edhe në shekullin e XXI ka familje shqiptare që jetojnë në errësirë. Katër vite pas miratimit të ligjit për “sektorin e energjisë elektrike”, mosnxjerrja e VKM-së për “klientin në nevojë” ka lënë pa drita këta të fundit si dhe pa përfituar kompensimin.

“Nuk na pranon BE, pa dritë. Kthema dritën”, thotë një qytetare.

Kjo është arsyeja pse sot një grup familjesh në nevojë dolën përpara Kryeministrisë në protestë.

“Çdo familje e varfër që ka lidhur një akt marrëvishje për të shlyer debit, këstin ta ketë të reduktuar, 3 mijë lekë dhe jo 10 mijë siç është aktualisht”, thotë një prej aktivistëve në protestë.

Veç pankartave ironike nëpër duar, simbolika e protestës ishte kryerja e një procesi zgjedhor ku fleta e votimit ishte fatura e energjisë elektrike, ndërsa vota e tyre shkoi për “210 kë falas siç e parashikon ligji”.

Top Channel