“Zogu I”, nga pllakat në asfalt/ Rikonstruksioni i bulevardit të dëmtuar, automjetet me një korsi

18/07/2019 15:19

Bulevardi “Zogu i Parë” është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve që duhet ta përshkojnë çdo ditë këtë segment në kryeqytet.

Gropat e shpeshta përgjatë tij, teksa je në timon të bën të përjetosh eksperiencat e një “rrelly” nga tronditjet e makinës.

Dhe jo vetëm kaq, pasi pllakat me të cilat është shtruar bulevardi dalin nga vendi herë pas here duke riskuar edhe jetën e kalimtarëve.

Bashkia e Tiranës nis së shpejti punimet për rikosntruksionine tij .Pllakat do të hiqen dhe Bulevardi “Zogu i Parë” do të jetë i tëri asfalt dhe automjeteve do ti lihet vetëm një korsi, për secilin kah.

Po kështu do të rikonceptohen edhe kryqëzimet përgjatë bulevardit.Nga ana tjetër do të rikonstruktohen të gjitha fasadat e pallateve përgjatë bulevardit .Punimet pritet të fillojnë në muajin gusht dhe kanë afat një vit.

Top Channel