Një seancë mjaft e ngjeshur parashikohet kjo e kësaj të enjteje në Parlament, që përkon edhe me seancën e fundit për këtë sesion.

Të gjithë projektligjet e mbetura pezull do të diskutohen dhe do të votohen gjatë ditës, pavarësisht se disa prej deputetëve të opozitës nuk janë të pranishëm në sallë.

Mes projektligjeve që do të hidhen në votim janë edhe nisma të rëndësishme që kanë “mbetur në sirtar” prej gati dy vitesh, siç është rregullorja e Kuvendit që nuk është miratuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes shumicës socialiste dhe partive opozitare që tashmë kanë dalë nga Parlamenti.

Projektligjet e parashikuara për t’u diskutuar këtë të enjte.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Projektligji “Për mbrojtjen civile”

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuarm nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huasmarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFW Frankfurt am Main për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV”.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.

Projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)””.

Projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”

Projektligji “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.

Projektligji “Për nismën ligjvënëse të shtetasve në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare” , të ndryshuar.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Projektligji “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”.

Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.

Top Channel