Pensionistët janë kategoria që kanë më pak të ardhura. Në Bulqizë, një pjesë e mirë e moshës së tretë nuk mund të mbyllë muajin e jo më të mendojë për pushime.

Një pjesë e tyre thonë se për shkak të punës nën nëntokë, plazhi do të ishte një zgjidhje e mirë dhe mjaft efikas për shëndetin e tyre, po nuk kanë mundësi, sepse, të ardhurat e tyre mujore shkojnë jo më shumë se 16 mijë lekë, ndërsa në fshat sa gjysma e kësaj vlere.

Madje, shumë prej tyre thonë se nuk mund të sigurojnë as ushqimin e përditshëm.

Top Channel