Pas pjesëmarrjes së ulët në votime, Bumçi pranon se Opozita është bërë pishman përse nuk hyri në zgjedhje

18/07/2019 17:45
aldo bumci

Aldo Bumçi ka një tjetër qasje në lidhje me pjesëmarrjen e zgjedhësve në 30 qershor.

Ish-deputeti demokrat deklaroi në Top Talk përballë gazetarit Denis Dyrnjaja se pjesëmarrja e ulët erdhi për shkak se Kryeministri Rama nuk përdori atë që ai e cilësoi si “artileria rëndë”, thënë ndryshe: Policinë, paratë dhe krimin. Gjithsesi ai pranon se ka zëra brenda të djathtës që duke parë pjesëmarrjen në votime mendojnë se vendimi per t’i bojkotuar ato ishte i gabuar.

“Edi Rama doli me pjesëmarrje të ulët në votime, por ai nuk vuri në punë instrumentet e rëndë. Ai nuk kishte nevojë të shpenzonte milionat e Eurove, nuk kishte nevojë të përfshinte krimin, të përfshinte Policinë e Shtetit, pra në një palë zgjedhje ku garonte i vetëm ai nuk i përdori këto”, tha ai.

I pyetur nëse: Ju po thoni tani që nëse ju do të ishit në zgjedhje Rama do të përdorte makinerinë e rëndë dhe juve mund të kishit një rezultat tjetër? Bumçi u përgjigj: “Po ai do të përdorte të gjithë artilerinë e rëndë që ka përdorur zgjedhjet e mëparshme, sepse ai nuk është se pati një qëndrim ndryshe pasi dolën përgjimet apo në këto 2 vite pas 2017-ës. Nëse Rama do të ishte sjellë ndryshe , ne nuk do kishim marrë këtë akt. Ne e morëm këtë akt sepse ky njeri ka rrëzuar Republikën tonë”.

Top Channel