FBI dhe policia italiane shkatërrojnë grupin e njohur kriminal

18/07/2019 04:35

Policia italiane dhe FBI-ja kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët në shkallë të gjerë që përfshinte më shumë se 200 oficerë policie. Pas hetimeve ku u zbuluan lidhje mes Cosa Nostra-s së Siçilisë dhe familjes së krimit Gambino të New York-ut.

Hetimi i koduar “New Connection” fliste për një lidhje të fortë të rivendosur në mes të krimit të organizuar amerikan dhe atij italian. Gjatë operacionit u arrestuan 19 persona.

Operacioni ndërmjet policisë së Italisë dhe FBI-së nisi mëngjesin e së mërkurës dhe kishte në shënjestër klanin Inzerillo në kryeqytetin siçilian Palermo dhe familjen e krimit Gambino në New York.

Të dyshuarit akuzohen për krime përfshirë aktivitete mafioze, shantazhe për të nxjerrë para dhe mashtrime. Kryebashkiaku i Torretta-s, Salvatore Gambino, u arrestua gjithashtu me akuzën e pjesëmarrjes në veprimtari mafioze.

Operacioni përfshinte edhe sekuestrimin e pasurive, me vlerë rreth 3 milionë euro, që u përkisnin të dyshuarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA