Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, është ndaluar përkohësisht nga autoritetet e Austrisë. Vëllai i kryeministrit të Kosovës u ndalua në Vjenë nga policia austriake në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Sipas KosovaPress, situata me deputetin kosovar është sqaruar nga autoritetet vendase dhe më pas është lënë i lirë.
Ndalesa në aeroportin e Vjenës, Daut Haradinaj: Ishte konsultë disa minutëshe
Ish pjesëtarët e UÇK-së përndiqen nga fletarreste të lëshuara nga Serbia dhe shpesh kur udhëtojnë nëpër Evropë ndalohen nga autoritetet. Edhe mungesa e Kosovës në Interpol e vështirëson punën e Prishtinës në kundërshtimin e këtyre fletarresteve.
Në bazë të të njëjtit fletarrest u arrestua edhe Ramush Haradinaj më 4 janar 2017 nga policia franceze në aeroportin Moulhouse.
Top Channel