Tri universitete publike të Kosovës: ai i Mitrovicës, Prizrenit dhe Pejës, pritet të jenë të mbyllura për vitin e ri akademik 2019-2020, me vendim të Këshillit Shtetëror Cilësor, me gjithë kundërshtimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Monitoruesit e sistemit arsimor, vlerësojnë se politikat ditore të qeverisë duhet të qëndrojnë larg vlerësimeve të këtij organi të pavarur.
Ata thonë se më e dëmshme për sistemin arsimor është funksionimi i universiteteve që nuk ofrojnë kuadro profesionale se sa mos regjistrimi i studentëve për një vit akademik.
Kundër idesë së kryeministrit për ndërhyrje në vendimin e këshillit ka dalë edhe Partia Socialdemokrate.
Vendimi i Këshillit Shtetëror për Cilësi, erdhi pas propozimeve të ekspertëve ndërkombëtarë përmes një raporti mbi nivelin institucional dhe atë të Programeve të Studimit Universitar.
KSHC vendosi të mos i akreditojë programet e këtyre tri universiteteve publike për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019-2020, megjithatë puna të vazhdohet me studentët aktual.
Top Channel