Propozimet e mazhorancës për ndryshimet në kodin penal i mbështeti në Kuvend edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai tha se për sa kohë ja kemi hequr mundësinë ligjit dhe shtetit për të vrarë, duhet t’ia ngushtojmë mundësinë çdo qytetari .

Lleshaj “çuditi” me deklaratën e tij kur tha se gjithsecili që mund të ketë qëlluar me armë në vitin 1997, mund të ketë vrarë dikë por nuk e di dhe nuk është i qartë për këtë fakt.

“Sa më shumë ta ngushtojmë hapësirën e përdorimit të armëve ose mbajtjes së armëve, aq më shumë i kemi shërbyer jetës së qytetarëve tanë. Mos harroni se në vitin e famshëm 97 në Shqipëri janë vrarë mijëra njerëz në mënyrë të pavullnetshme, thjesht për faktin se Shqiptarët nuk e dinin ende në atë kohë diferencën mes një instrumenti muzikor dhe një instrumenti që quhet pushkë dhe nga kënaqësia që u shkaktonte tingulli i plumbave që dilnin, kanë vrarë njerëz dhe sot nuk e dinë që kanë vrarë. I kanë hedhur ato plumba në ajër të cilët diku kanë rënë , kanë vrarë dikë dhe dikush sot nuk mund të jetë i qartë që s’ka vrarë njeri.

Paralajmërim apo jo, Ministri Lleshaj deklaroi se Shqipëria mund dhe duhet të prodhojë armë.

“Shqipëria është një vend që nuk ka kufizime në prodhimin e armëve. Parimisht edhe Shqipëria mund të prodhojë armë. Ka prodhuar, mund të prodhojë edhe nesër , mbase edhe duhet të prodhojë nesër”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel