Peshëngritja në Shqipëri është një sport tradite ku breza të ndryshëm shpesh herë kanë mundur të lartësojnë flamurin kuqezi e të sjellin medalje.
Veç emrave dhe aktiviteteve të kohës, peshëngritja shqiptare do të jetë pjesë edhe e lojërave olimpike për mjeshtrit, e thënë ndryshe “Lojërat Olimpike Evropiane të Veteranëve”, ku do të përballen breza të ndryshëm. Kuqezinjtë do të përfaqësohen me Kreshnik Leka dhe Besnik Psatha. Stërvitja e tyre po mbikëqyret nga një prej kontribuueseve të vyer të sportit të peshëngritjes si profesor Gudar Beqiraj.
Jemi këtu prej më shumë se gjashtë muajsh, ku stërvitet Kreshnik Leka dhe Besnik Psatha. Janë të dy konkurrentë në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Torino. Shpresojmë që të kthehen me medalje”, tha Beqiraj.
Ndërkohë që Kreshnik Leka shprehet entuziast për të përmirësuar rezultatin e Europianit të shkuar, ku arriti deri në medaljen e bronzte.
“Sporti s’ka moshë, e mira është që të merresh me sport deri sa të marrësh frymë”, tha Leka.
Lojërat Olimpike Evropiane të Mjeshtreve do të zhvillohet nga data 25 korri deri më 4 gusht në Torino të Italisë.
Top Channel