Presidentja e re e KE/ Haradinaj: Do ta kthejë Kosovën në dinamikën e plotë integruese

17/07/2019 18:45

Kosova e përshëndeti zgjedhjen e Ursula von der Leyen, si Presidente të Komisionit Europian.

Kryeministri Ramusha Haradinaj nën udhëheqjen e saj, KE-ja do ta kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.

Zgjedhja përshëndetet edhe nga autoritetet e tjera, e kjo sipas DW, i detyrohet faktit që ish-Ministrja gjermane e Mbrojtjes, e njeh shumë mirë Kosovën dhe realitetin në vend dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Besoj se KE do të intensifikojë përpjekjet si pjesë të politikës së zgjerimit”, theksoi Haradinaj.

Ai është i bindur se zonja Ursula von der Leyen “do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Europë unike dhe të fuqishme”.
Kryeministri pohon se “Kosova megjithë specifikat dhe sfidat e saj, është e përkushtuar që të jetë kontribuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian”.

Edhe për shefin e diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli, zgjedhja e Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit të BE-së, është lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin.
“Presim me padurim të punojmë me zonjën von der Leyen për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, u shpreh Pacolli.

Kreu i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjithashtu e përshëndeti këtë zgjedhje e kjo per shkak se politikania veteran vjen nga partia si motër e LDK-së, CDU, që të dyja anëtarë të Partive Popullore Evropiane”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA