Ndotje masive nga mbetjet hidrokarbure në Zharrëz. Gjate natës së kaluar në përroin që përshkon gjithë fshatin janë shkarkuar sasi te konsiderueshme mbetjesh hidrokarbure.
Banorët thonë se ka patur derdhje të vazhdueshme kryesisht nga pika e dekantimit në Zharrëz, pronë e kompanisë Albpetrol.
Megjithëse nuk pranojnë se kompania Albpetrol ka kryer shkarkime, e për pasojë ndotje të mjedisit, përfaqësues të saj nuk e përjashtojnë mundësinë e ndotjes pasi teknologjia që përdoret në këtë pikë është e vjetër.
Të alarmuar për ndotjen e shkaktuar dhe derdhjen e naftës në përroin e Zharrzës, në terren kanë zbritur grupet e Inspektoratit të Mjedisit.
Sipas kreut të këtij institucioni, përgjegjësit e ndotjes do të vendosen përpara ligjit.
Shpesh herë banorët e kësaj zonë kanë patur shqetësime për ndotjen e mjedisit nga kompania Albetrol. Megjithse kjo e fundit është gjobitur edhe më parë nga Inspektorati Mjedisit.
Top Channel