
24/02 23:02
50 vite nga dita kur njeriu i parë shkeli në hënë, kjo e fundit, ka bërë nderimin e saj të veçantë, me një eklips të pjesshëm hënor.
Eklipsi ishte i dukshëm në disa pjesë të Europës Veriore, Azi, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe Australinë Perëndimore. Eklipsi hënor ndodh kur toka vendoset mes diellit dhe hënës.
Eklipsi i të martës, bëri që rreth 60 për qind e sipërfaqes së dukshme të hënës të errësohej nga hija e tokës.
Ndryshe nga eklipset e diellit, eklipset e hënës mund të shihen me sy të lirë, pa rrezikun e ndonjë dëmtimi.
Ekspertët i rekomandojnë atyre që tentojnë të fotografojnë eventin, të përdorin një tripod.
Top Channel