Zyrtarët mbretërorë, me kostumet e tyre, dolën në lumin Tamiz për ceremoninë e përvitshme të numërimit të mjellmave, një traditë 800 vjeçare e numërimit të shpendëve që janë pronë e mbretëreshës Elisabetë.
“Zogu gjithnjë është klasifikuar si një zog mbretëror. Dhe sot, është një specie e mbrojtur. Qëllimi i regjistrimit të mjellmave është tani monitorimi i mirëqënies së tyre”, ka thënë shënjuesi i mjellmave të Mbretëreshës, David Barber.
Zyrtarët do të vazhdojnë të enden nëpër lumë për pesë ditë me rradhë, për regjistrimin e përvitshëm të zogjve.
Mjellmat nxirren nga uji, peshohen, maten dhe kontrollohen për ndonjë lëndim. Por, sipas zyrtarëve, ka një popullatë mjellmash që nuk ka ndryshuar shumë që nga vitet 1800.
Kjo ceremoni e lashtë daton që nga shekulli i 12 kur kurora angleze pretendoi pronësinë mbi të gjitha mjellmat.
Lumi asokohe ishte shumë më i frekuentuar nga mjellmat dhe zogj të tjerë, që mbroheshin me ligj por që gjithnjë e më shumë po humbisnin foletë e tyre.
Mbretëresha e ndan pronësinë e mjellmave në Tamiz me një organizatë të vjetër por sidoqoftë, monarkja, ka të drejtën e pronësisë tek të gjitha mjellmat e pashënjuara që notojnë në ujëra të hapura.
Top Channel