E dinit që në Kili ka një qytet të quajtur La Tirana? Po është vërtetë kështu dhe qyteti, në pjesën veriore të vendit, është i famshëm për një festival fetar, në nder të virgjëreshës Karmel, që mbledh me mijëra njerëz.

Kilianët kërcejnë nëpër rrugë në nder të virgjëreshës, duke e mbushur qytetin me jetë dhe ngjyra.

Është shumë i rëndësishëm ky festival dhe kërcimi këtu është besim, nuk është një karnaval, askush nuk maskohet, gjithçka këtu ka një domethënie të thellë fetare

Seminaristi Garbriel Alburkuenke, heq rrobën e tij të zezë dhe vendos një maskë në fytyrë, e me të, nën tingujt e trumbetave dhe daulleve, kërcen. Pas pak muajsh ai do të bëhet një prift dhe ky i këtij viti do të jetë kërcimi i fundit si seminarist në festivalin që kombinon ritet pagane me entuziazmin katolik. Festimet kanë nisur të hënën dhe do të zgjasin për një javë në La Tirana, qytetin që ndodhet në mes të shkretëtirës në Kilin verior, me rrugë plot pluhur, shtëpi me qerpiç dhe një kishë të ndërtuar që në vitet 1500.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA