Lushnjë/Humb jetën duke ndjekur hajdutin, 57-vjeçarit i kishin vjedhur lopën
16/07/2019 12:04
Një person gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të marte në vendin e quajture “Tre urat” në Divjakë. Viktima është Agim Muça 57 vjeç, ndërsa djali i tij mbeti i plagosur.
E gjithë kjo ndodhi, pasi viktimës i kishin hyrë hajdutët dhe i kanë marrë bagëtitë, por janë pikasur nga i zoti i shtëpisë, i cili është vënë në ndjekje të tyre me makinë.
Por ka humbur kontrollin e mjetit tip “Ford”, duke dalë nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen, ndërsa i biri u plagos dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Të afërm dhe banorë të zonës shprehen se fenomeni i vjedhjeve vazhdon t’i frikësojë çdo nate banoret e këtyre fshatrave.
Top Channel